Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Edi Rama: Pas Kukësit, Skënderbeu do të ketë një stadium të ri

Nga Klodiana 0

Në një takim me banorët e Korçës, kryeministri Edi Rama ka premtuar se Korça shumë shpejt do të ketë një stadium të ri.

“Do fillojmë ndërtimin e stadiumit të Kukësit. Përveç Elbasanit, Shkodrës, Tiranës, do bëjmë  edhe të Kukësit. Duke pasur edhe Elisën deputete, që ka një dobësi për Skënderbeun, ka mundësi që radhën pas Kukësit ta ketë Skënderbeu.

Përtej shakasë, kjo lidhet me planin, aty ka edhe një hotel në zonën midis fushave dhe stadiumit, që shpresojmë dhe urojmë të jetë një shembull për turizmin e nivelit të lartë. Plani ka edhe stadiumin, rindërtimin e stadiumit.

Korça e meriton, por edhe zona nuk mundet, që pas këtij modernizimi, të lëmë stadiumin në atë gjendje qesharake. Ne do investohemi seriozisht për ta ndërtuar një stadium model, të standarteve të shijeve të bukura, që është vendosur këtu në Korçë.” – ishte fjala e kryeministrit Rama.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej