Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Edi Rama: Paga më e ulët do bëhet 375 mijë lekë të vjetra

Nga Rexhina Biba 0

Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, sipas tij po tallet me nderkombetaret./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a press conference, where he stated that the chairman of the Democratic Party, Lulzim Basha, he is mocking the international community.

Pasditen e kësaj të mërkure, qeveria ka prezantuar planin për modernizimin e administratës publike, duke e vënë theksin tek rritja e rrogave për punonjësit e kësaj kategorie.

Ai ka bërë me dije se, “qeveria ka vendosur që të spostojë nga buxheti i shtetit në atë të familjeve 100 milionë dollarë, për të rritur rroga e pensione”.

Kreu i ekzekutivit tha se paga minimale do të bëhet 375 mijë lekë të vjetra, nga 220 që është aktualisht.

Ai tha gjithashtu se nga kjo rritje e pagave nuk përfiton ai vetë, por as ministrat dhe deputetët, pasi ata që marrin më shumë nuk duhet të fitojnë nga kjo rritje.

Më herët, ministri i Financave Arben Ahmetaj sqaroi se, pagat për administratën do të rriten 7 për qind dhe se fondi për këtë rritje shkon 7.2 miliardë në nivel 12-mujor.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>