Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Edi Rama, ne ta vërtetojmë se kronika në Bulqizë u bë në tetor, por ti çfarë do bësh për ata fëmijë?

Nga Media 0

Nga Alice Martinelli

Dikujt, kronika jonë për fëmijët shqiptarë që shkojnë të mbledhin krom i ka shkaktuar bezdi. Edi Rama, kryeministri shqiptar, gjatë një pasarele në favor të telekamerave ka thënë se Le Iene është “një emision kazani” dhe na akuzon se kemi realizuar “një reportazh m*ti me imazhe të vjetra, mbi një fenomen që nuk ekziston më”.

I dashur kryeministër Edi Rama e kuptoj se reportazhi ynë nuk ju ka pëlqyer, por për një gjë të rrini i qetë: është xhiruar mes 14 dhe 16 tetorit 2017, më pak se një muaj më parë. Nëse pamjet që keni parë nuk ju mjaftojnë (jam e pranishme unë në 90% të pamjeve, si mund të jetë një kronikë e vjetër?), kemi gjithë provat që e dëshmojnë: filmime dhe fotografi me datë, dhe faturat e qëndrimit tonë.

Por më thoni, duke qenë se mund t’iu dëshmojmë se është gjithçka e vërtetë dhe aktuale, ju tani do të bëni ndonjë gjë për fëmijët nga Bulqiza dhe për familjet e tyre? Sepse, ne i pamë me sytë tanë të mbledhin gurë dhe më pas t’i shesin me 0,10 qindarka kilogramin. Ashtu sikurse kemi parë se kur bie nata, një pjesë e qytetit është tërësisht në errësirë. Dhe se kushtet strukturore dhe higjenike të disa shtëpuve janë të tmerrshme.

Ju çfarë mendoni të bëni?

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej