Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Edi Rama e lëshon menjëherë Arben Çukon. Ja sa para u merrte të burgosurve

Nga 27.al 0

Arben Çuko akuzohet se u merrte para të burgosurve. Emri i tij doli pas përgjimeve që po i bëhej një grupi për trafik droge. Policia bën me dije se Çuko u merrte nga 1500 deri në 3 mijë euro të burgosurve.

Nga ana tjetër menjëherë kryeministri Edi Rama e ka lëshuar ish-deputetin e tij. Tek e fundit ai nuk ka peshën as të Taulant Ballës, as të Fatmir Xhafajt e jo më të Saimir Tahirit, për të cilët nuk ka mbajtur këtë qëndrim në raport me ligjin që e thekson për të “gjorin” Çuko.

Ja postimi në twitter i kryetarit të Rilindjes:

Keqardhje për A. Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin, ka vetëm një; s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një; s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: DREJTËSINË!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej