Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Edi Rama e konfirmon në Kuvend: Bastet online nuk mbyllen nga 1 Janari

Nga Media 0

Kreu i qeverisë Edi Rama e ka nisur sot fjalën e tij në Kuvend me nismën më të re të qeverisë, për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve online.

Rama u shpreh se nga 1 Janari do të jetë një dhuratë e re për të gjitha familjet e prekura, ama ashtu siç është thënë këto ditë numri 1 i qeverisë nuk e mohoi faktin se bastet online do të vijojnë të funksionojnë. Edhe pse sipas tij do të ketë një studim të dytë, po ashtu Rama u shpreh se ato do të vijojnë në hotelet me 5 yje.

Sipas Ramës mungesa e deputetëve të opozitës në Kuvend, konfirmon dyshimet e tij se ata janë pjesë e së keqes. Sipas Ramës në drejtim të tij dhe të deputetëve ka pasur kohëve të fundit një sërë sms-sh kërcënuese që nisen nga burgjet e sigurisë së lartë, duke hezituar të japë më tej emra.

“Deputetët e Komisionit të Ekonomisë po sulmohen nga mesazhe të orkestruara nga burgu 313. Jam shumë i sigurt që ky grup parlamentar do u japë nënave dhe vajzave të këtij vendi, dhe atyre që janë aktualisht të sëmurë me lojërat të fatit  një dhuratë shumë të mirë për këtë vit të ri, siç është mbyllja e kazinove dhe basteve sportive, dhe basteve online. 

Me mirëkuptimin se për online ashtu siç ndodh në vendet e tjera do të na duhet që të kemi një studim për më vonë. Ka një diskutim për një monopol shtetëror, po që unë e them këtu sot që jam kundër kësaj. Nuk do ketë asnjë spostim në periferi, do të lejohen vetëm në hotelet me pesë yje vetëm në zona të definuara. Asnjë lëshim në asnjë hapësirë tjetër. Është fatkeqësi, po njëherësh janë realitet, që ata që mungojnë sot këtu janë në palën e atyre që kërcënojnë. Personalisht lideri legjendar i PD-së ka nisur një fushatë të tërë shpifjesh”, u shpreh Rama.

https://www.faxweb.al/edi-rama-e-konfirmon-ne-kuvend-bastet-online-nuk-mbyllen-nga-1-janari-po-na-kercenojne-nga-burgu-i-sigurise-se-larte/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej