Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

E vërteta, pse u ndërprenë bisedimet Beograd-Prishtinë

Nga Media 0

“The Guardian” me anë të një shkrimi që e ka publikuar pas vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç ka bërë me dije se bisedimet, të cilat ishin paplanifikuar të fillonin sot mes Prishtinës e Beogradit, janë shtyrë për një afat të pacaktuar.

Megjithëse të dy palët e kanë konfirmuar se bisedimet janë shtyrë, për shkak se pala serbe është nisur për Beograd me të marrë lajmin se Ivanoviç ka ndërruar jetë, një burim nga qeveria e Beogradit i ka thënë “The Guardian” se delegacioni është tërhequr shkaku i deklaratave të fundit nga kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

Në anën tjetër, ai i cili është caktuar si udhëheqës i bisedimeve me Serbinë, Avni Arifi me anë të një deklarate është shprehur se po qëndrojnë ende në Bruksel dhe se po presin që të vendosin për hapat e mëtejshëm.

“Delegacioni serb e ka anuluar takimin menjëherë pas marrjes së lajmit për vdekjen e Ivanoviçit. Ne po qëndrojmë ende ne Bruksel dhe në koordinim me BE-në do të vendosim për hapat e radhës”, ka thënë Avni Arifi.

E i ashtuquajturi, Drejtori i zyrës për Kosovën, njëherësh edhe përfaqësues i shtetit serb për bisedimet në Bruksel, mes Prishtinës e Beogradit, ka konfirmuar se nuk do të jenë në bisedime për një kohë të pacaktuar, siç thonë ata deri në një vendim të ri nga pala biseduese.

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli gjatë një fjalimi të mbajtur në Akademinë përkujtimore për viktimat e masakrës se Reçakut, ka thënë që  “Serbia mos ta provojë të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish”, deklaratë kjo e cila më pas bëri jehonë të madhe në mediat vendore dhe ato të huaja.

http://zeri.info/aktuale/181681/kjo-eshte-e-verteta-e-anulimit-te-bisedimeve-mes-prishtines-e-beogradit/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej