Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

E trishtë, fëmijët protestojnë kundër prindërve: Luani me ne, jo me celularët (Film)

Nga Media 0

“Ne jemi këtu, po ngremë zërin sepse ju e keni mendjen tek celularët”…Ka qenë kjo thirrja e disa vogëlushëve gjermanë, të cilët me pankarta në duar dhe brohorima kanë protestuar kundër prindërve të tyre, më saktë kundër celularëve që po i largojnë nga prindërit.
Protesta në rrugët e Hamburgut, kishte një lider, Emilin 7-vjeçar. “Shpresoj që pas kësaj proteste njerëzit të gjejnë më tepër kohë për fëmijët dhe më pak për celularët”, ka deklaruar vogëlushi.
Koha e madhe që prindërit kalojnë me celularët ndikon negativisht në socializimin e fëmijëve, duke sjellë gjithnjë e më tepër fëmijë të izoluar që gjithashtu janë të prirur të jenë të dedikuar ndaj teknologjisë.
“Luaj me mua, jo me celularin tënd”, është kjo thirrja që këta fëmijë kanë bërë për të rriturit që i kanë sjellë në botë, mesazh që duhet të trishtojë dhe ndërgjegjësojë çdo prind që nga telefoni i tij po lexon për këtë protestë.

German children protesting the constant using of mobile phones by their parents….

Posted by Lorna Wilson on Friday, September 14, 2018

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej