Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

E rëndë në Kamëz, 27-vjeçarja i jep fund jetës duke konsumuar fostoksinë

Nga Klodiana 0

Një 27-vjeçare i ka dhënë fund jetës gjatë ditës së sotme duke konsumuar fostoksinë në banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Kamez teksa 27-vjecarja R.M është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë të renë t’i japë fund jetës.

“Më datë 14. 08. 2018, në spitalin “Nënë Tereza”, ka shkuar në gjendje të rëndë shtetasja R. M., vjeçe 27, banuese në Kamëz, e cila sipas familjarëve ka konsumuar fostoksinë në banesën e saj dhe rreth orës 14:00, ka gjetur vdekjen. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë”- thuhet në njoftimin e policisë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej