Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

E do Rama vetting-un apo bën sikur….

Nga Media 0

Nga Spartak Ngjela

Korrupsioni shqiptar lodhet kot: duhet t’i dorëzohet ligjit.

Pse i bini kaq gjatë o të mjerë!
Një vuajtje e gjatë është torturë.
Departamenti i Shtetit Amerikan është në Tiranë.
Asgjë nuk do të bëni dot, duhet të shkoni në Parlament dhe të votoni ndëshkimin e korrupsionit, se ky akt është në ndihmë të të gjithë shqiptarëve. Zhvillimi shqiptar pengohet sot nga korrupsioni shtetëror, dhe ky duhet shkatërruar – kjo është arsyeja e kohës sonë.

Zoti Rama, primar është vetting-u: sot, për këtë testohesh edhe ti, nëse e do apo bën sikur.

I.
Po mendohet Saliu, thonë. Përse mendohet?
Kot mundohesh Sali: të kanë thënë që të zgjedhësh të keqen më të vogël: që të ndëshkohesh për një krim kombëtar dhe jo për një krim ndërkombëtar.
Kjo është gjuha e Departamentit të Shtetit Amerikën në Tiranë.
Çdo zgjatje është torturë.
Akuza nuk është helm, është çështje që duhet zgjidhur. Shqipëria nuk mund të ecë më duke mbajtur krimin brenda vetes në shoqërinë e saj të lodhur. Shkoi shumë gjatë ky popull me krim të pandëshkuar: Një mbret vret kundërshtarët politikë me agjenturën serbe, merr dhe arin e bankës kombëtare dhe ikën. Të tjerë banditë krijojnë kampe përqëndrimi dhe vrasin gjithë intelektualizmin e lartë shqiptar; izolojnë Shqipërinë si burg dhe nuk iu hyn as një gjemb në këmbë: sepse nuk ka drejtësi.
Dhe ja dhe këta të sotmit: njezet vjet abuzim, vjedhje dhe banditizëm shtetëror: por tani janë të kapur, dhe do të ndëshkohen për historinë e shkuar, historinë e sotme dhe për hir të historisë që vjen: ka ardhur koha që edhe shqiptarët të flasin realisht për drejtësinë e tyre.

II.
Kjo është arsyeja historike që nuk i lë më të lëvizin: sorrollaten kot. Sot dhe nesër do shkojnë të firmosin kontrollin dhe akuzën kundër vetes: kjo është risia e aktualitetit historik shqiptar: dëmprurësit nuk do t’i gjykojë asnjë revolucion; asnjë gjykatë revolucionare, por paanësia e qytetërimit të lartë perëndimor.
Akuza, në Perëndim, është në thelb drejtësi e kualifikuar: kështu do të jetë edhe këtu.

Janë të detyruar që të gjithë: do të shkojnë në Parlament të votojnë për drejtësinë që do t’i kontrollojë dhe do t’i akuzojë… por gjithmonë me drejtësinë që vjen nga moraliteti.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej