Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

E keni vënë re gjarprin në paketimet farmaceutike? Ja pse është simbol i mjekësisë

Nga Media 0

Të gjithëve na ka rastisur të marrim medikamente apo të kalojmë pranë farmacive, por vështirë të na kenë shkuar sytë tek simboli më i përhapur në mjekësi. Një gjarpër rreth një shkopi është imazhi që përbën logon e njohur në fushën e mjekësisë.
Mendimi i parë që të vjen është një lloj krahasimi i medikamenteve me helmin që lëshon gjarpri, megjithatë rrënjët e kuptimit të këtij simboli janë thellë në histori.
Ekzistojnë dy versione që e sqarojnë simbolin e mjekësisë. Sipas mitologjisë shkopi simbolizon shkopin e “zotit” madhështor Hermes që ishte një lajmëtar ndërmjet Zotit dhe njerëzve. Thuhet se Hermes ishte edhe mjek i udhëtarëve dhe për shkak se në atë kohë, mjekët udhëtonin në distanca të mëdha në këmbë për të vizituar pacientët e tyre duhet ta kishin një shkop.
Më heret përreth shkopit ishin dy shirita të bardhë, por më vonë ata u zëvendësuan me gjarpërinjtë që lidhet me historinë e Hermesit, i cili ka treguar se me anë të shkopit i ka ndarë dy gjarpërinjë luftarakë dhe kështu kanë mbetur gjarpërinjtë rreth shkopit në harmoni të balancuar.
Një tjetër përshkrim gjithnjë sipas mitologjisë tregon se Asklepi, i cili ishte ishte një gjysmëperendi greke e mjekësisë, kishte mundësi për t’i shëruar të sëmurët dhe për t’i sjellë njerëzit e vdekur përseri në jetë; edhe ky kishte një shkop me gjarpër përreth.
Grekët i konsideronin gjarpërinjtë si të shenjtë dhe helmin e tyre e përdornin për shërim.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej