Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

E dinit që është e paligjshme të fotografosh Kullën Eiffel natën?

Nga Media 0

Imagjinoni pak…”Jeni në Paris duke vështruar e fotografuar Kullën Eiffel me plot drita të ndezura dhe nuk vonon që policia të vijë për t’iu arrestuar”…Natyrisht kjo nuk mund të ndodhë, megjithëse të fotografosh kullën natën është ilegale.

Pavarësisht se ka qindra fotografi që shpërndahen në Instagram, Facebook, apo rrjete të tjera sociale ky veprim është i paligjshëm pasi bie në kundërshtim me të drejtat e autorit.

Kompania “Société d’Exploitation de la Tour Eiffel”, e cila ka në zotërim kullën thotë se për ta fotografuar atë kur është e ndriçuar duhet leje e posaçme.

Dritat u shtuan si element i kullës në vitin 1985 dhe ende janë në pronësi teknike të artistit, ndaj kulla nuk duhet të fotografohet natën. Këtë mund ta bëni nëse dritat janë të fikura dhe pamja që do të shikoni do të jetë kjo.

Në të kundërt duhet të prisni ditën, atëherë kur Kulla Eiffel është një pasuri tërësisht publike dhe ju mund të shkrepni me qindra fotografi pa frikën se do arrestoheni për shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Pavarësisht këtij ligji që ekziston prej vitesh deri më tani askush nuk është ndjekur penalisht për postimin e fotografive të Kullës Eiffel natën, në rrjete sociale. Por kushedi, mund të ketë një herë të parë!

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej