Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta Dello Sport”, Juventusi ka arritur marrëveshjen me futbollistin argjentinas Dybala për rinovimin e kontratës deri në vitin 2021.
Në kontratën e re të Dybala-s është parashikuar një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon, por nuk është shtuar asnjë klauzolë për zgjidhjen e saj. Kjo do të thotë se për çdo klub që do të pretendojë blerjen e Dybala-s në të ardhmen do ta ketë të vështirë për të arritur këtë objektiv.
Së fundmi për Dybala-n kishte shfaqur interes edhe Reali i Madridit, por futbollisti theksoi më shumë se dëshira e tij është që të vazhdojë të jetë pjesë e klubit bardhezi.