Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Dybala, 10 gola në 6 ndeshje të Serie A

Nga Klodiana 0

Me dy golat ndaj skuadrës granata, argjentinasi Paulo Dybala shkon tani në kuotën e 10 golave në 6 ndeshjet e para, duke provuar të rishkruajë historinë e futbollit italian.

Dybala ka bërë më mirë sesa versioni legjendar i Higuainit kur ishte te Napoli, e më shumë se çdo superlojtar që ka qenë në Serie A në 6 dekadat e fundit.

Në kampionatet e tjera, Lukaku ka shënuar 6 herë me Manchester United, të njëjtën shifër si Aguero te City, ndërsa Lewandowski ka shënuar 7 gola në Bundesliga. Matematikisht, mesatarja e Dybala tregon që mund të arrijë 60 gola në sezon, shifër absolutisht e pamundur. Por fakt mbetet që argjentinasi i Juves do të jetë kandidat kryesor për “Këpucën e artë”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej