Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Dy talentë shqiptarë lënë Danimarkën për Shqipërinë

Nga Klodiana 0

 Vëllezërit Agon dhe Arbnor Muçolli kanë hequr dorë nga ekipi përfaqësues i moshave të reja të Danimarkës për t’iu bashkyar ekipit të shpresave të Shqipërisë.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i ekipit të shpresave Alban Bushi.

“Mesfushorët Agon Muçolli dhe Arbnor Muçolli, vëllezër që luajnë te Vejle, 19 dhe 18 vjeç, së shpejti do të bëhet pjesë e kombëtares. Presim të marrin pasaportën shqiptare, pasi kanë shprehur gatishmërinë të luajnë për ne.

Sipas raportimeve të medies shqiptare, Federata Shqiptare pritet të rregullojë së shpejti dokumentacionin e nevojshëm dhe ata të mund të debutojnë për Shqipërinë qysh në muajin janar.

Agoni, 19 vjeç, dhe Arbnori, 18 vjeç, të dy mesfushorë, të cilët cilësohen si talentë të mëdhenj të futbollit, luajnë në skuadrën Veljes të Danimarkës. Në këtë skuadër luan edhe Ylber Ramadani, i cili tashmë është pjesë e ekipit shqiptar të shpresave.

Gjithashtu edhe Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur interesim për vëllezërit Muçolli, por zyrtarët e saj kanë qenë të ngathtë dhe shansi për t’i “bërë për veti” këta dy talentë të mëdhënj u ka ikur nga dora.

/Illyria

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej