Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Dy standartet e Ilir Metës: Për Çështjen Çame rrezikojmë, për varrezat greke jemi europianë

Nga admin 0

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta thotë se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet e tij përsa i përket Çështjes Çame. Por, ai e trajton Çështjen Çame si çështje pronash e jo si genocid, siç në të vërtetë duhet parë.

Në një intervistë për Ora News, Meta iu përgjigj kritikave ndaj tij që kanë ardhur jo vetëm nga PDIU, por edhe nga faktorë të tjerë të mazhorancës dhe opozitës, lidhur me sjelljen e qingjit në Athinë për Çështjen Çame. Për këtë ai ka një shpjegim të ri. Ai thotë se Shqipëria njihet nga BE dhe NATO si faktor stabiliteti në rajon. Sipas tij nëse vendi ynë do të largohet nga ky pozicion do të rrezikohet zgjidhja e Çështjes Çame, por edhe roli mbrojtës i Shqipërisë për shqiptarët që jetojnë jashtë kufinjve të Shqipërisë, në Maqedoni, Luginën e Preshëvës apo në Mal të Zi. Megjithatë, këtë argument të Ilir Metës e rrëzon deklarata e Komisionerit Johanes Hahn, i cili i ka rekomanduar qartazi qeverisë greke të çelë bisedimet për zgjidhjen e Çështjes Çame si një çështje e të drejtave të njeriut. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe nëse Meta mbante të njëjtin qëndrim si Komisioneri Hahn, nuk ka arsye që Shqipëria ta rrezikojë këtë rol konstruktiviteti në rajon.

Por, Meta u përpoq ta trajtonte Çështjen Çame si çështje pronash kur theksoi: “Është shumë e rëndësishme qajsa konstruktive në marrëdhëniet mes dy palëve, e cila do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të përzënë me forcë nga trojet e tyre, ku një e drejtë e padiskutueshme është ajo e pronës”. Por Çështja Çame nuk është vetëm një çështje pronash, ashtu si përpiqet ta paraqesë kryeparlamentari shqiptar, sepse Çështja Çame është shumë më tepër se kaq, është genocid i shtetit grek ndaj popullsisë shqiptare me mijëra viktima burra, gra, pleq e fëmijë.

Kjo është arsyeja që Komisioni Europian e sheh si çështje e të drejtave të njeriut.

Të njëjtin konstruktivitet në zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve, Meta nuk e rekomandon për kërkesën e palës greke lidhur me varrezat greke në Shqipëri. Në intervistën e tij, kreu i Kuvendit duket shumë i vendosur që Shqipëria të sillet si një vend europian në respektimin e detyrimeve ndërkombëtare që rrjedhin nga marrëveshja e bërë kohë më parë mes dy vendeve për këtë çështje.

Nuk është një çështje premtimi. Dihet që Greqia ka një shqetësim, ka një prioritet në këtë drejtim. Ekziston një marrëveshje mes dy vendeve. Është bërë punë dhe më pas është ndalur për shkak të shqetësimeve në një fshat të Përmetit. Në këtë drejtim ne si vend europian, si vend i NATO-s do të respektojmë detyrimet ndërkombëtare”, tha Ilir Meta.

Kryetari i Parlamentit, vizitoi për tre ditë Greqinë ku u takua me autoritet e larta greke. Ai vetëm sa dëgjoi të thuhet se Çështja Çame nuk ekziston dhe nuk guxoi të mbrojë qëndrimin e qeverisë shqiptare e as të përsërisë atë të Brukselit për t’i bërë të qartë Athinës zyrtare se Çështja Çame është tashmë në tryezën e tyre dhe Athina duhet vetëm të pranojnë të zgjidhet si një çështje e të drejtave të njeriut, të gjejë zgjidhjen për shqiptarët që u larguan përdhunshëm nga tokat e tyre si pasojë e genocidit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej