Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dy ministrat zviceranë i dalin në krah Xhakës e Shaqirit: Nuk i harrojnë rrënjët e tyre

Nga Klodiana 0

Festimi i golave me simbolin e shqiponjës nga futbollistët shqiptarë që luajnë për ekipin e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shkaktoi mjaft polemika.

Në lidhje me këtë episod kanë folur edhe dy ministrat zviceran, Guy Parmelin nga radhët e SVP-së dhe ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis nga FDP-ja të cilët i kanë dalë në krah futbollistëve shqiptarë.

“Performanca e ekipit kombëtar zviceran është për t’u vlerësuar dhe kuptohet kur emocionet e kaplojnë një lojtar. Nuk është në frymën e sportit që tani nga emocionet të krijohet polemikë”- ka thënë Parmelin.

Ndërkohë ministri Ignazio Cassis ekipin e ka quajtur një shembull të shkëlqyer të bashkimit të kulturave të ndryshme.

“Unë nuk dyshoj se mund t’i ndjeni emocionet patriotike të kombit, pa harruar rrënjët dhe atdheun përkatës”, është shprehur Cassis.
u76jyhmn

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej