Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Dy koncesionet e reja që nisin në 2017, fatura në buxhet 110 mln euro

Nga Skenderi 0

Gjatë vitit 2017 fillojnë zbatimin dhe 2 kontrata të reja të lidhura nga Ministria e Mjedisit për ndërtimin e  nje impianti për trajtimin e mbetjeve të Tiranës dhe një koncesion tjetër që do të jepet nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e shërbimeve laboratorike spitalore ndaj një privati…

Në vitin 2017 qeveria do të angazhojë dy koncesione të reja të formës PPP (Partneritet Publik Privat) , të cilat do t’i kushtojnë arkës së shtetit dhe taksapaguesve shqiptare 15 miliardë lekë ose rreth 110 milionë euro, sipas një relacioni të Ministrisë së Financave, në kuadër të projekt buxhetit 2017 .

Gjatë vitit 2017 fillojnë zbatimin dhe 2 kontrata të reja të lidhura nga Ministria e Mjedisit për ndërtimin e  nje impianti për trajtimin e mbetjeve të Tiranës dhe një koncesion tjetër që do të jepet nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e shërbimeve laboratorike spitalore ndaj një privati.

Impianti për trajtimin e mbetjeve të Tiranës do të kushtojë 4 miliardë lekë sipas një kontratë të vlefshme nga viti 2017 deri në vitin 2022.  Vitin që vjen buxheti i shtetit nga fondi i përgjithshëm i taksave do të paguajë 676 milionë lekë ndaj koncesionarit.

Ndërsa shërbimet laboratorike spitalore që pritet të administrohen nga një privat  për periudhën 2017-2026 do t’i kushtojnë arkës së shtetit 10,7 miliardë lekë. Pagesa për vitin që vjen është programuar 1 miliardë lekë.

Ministria e Financave vlerëson dhe miraton, paraprakisht, të gjitha projektet koncesionare dhe të partneritetit publik privat (PPP), si edhe çdo ndryshim të tyre, nga pikëpamja e implikimeve, individuale apo në grup, për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale.

Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.

/monitor.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>