Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dy kombe brenda një Kombi

Nga Media 0

Nga Elona Caslli

Kush ka lindur përpara viteve 90-të me siguri i mban mend dyqanet, ku shitej buka askohe. Ngjanin shumë me njëri-tjetrin. Një banak primitiv druri, mbi të cilin, gjendeshin gjithmonë thërrime buke dhe bukë të bardha dhe të zeza, herë të vëna pirg njëra mbi tjetrën, e herë të renditura siç duhej. Dyqani i bukës ishte i posaçëm. Nuk shitej gjë tjetër veçse bukës brenda dyqanit. Kur shkoje të blije bukë, shitësja e bukës të pyeste: -Do gjysmë buke apo një bukë?! E do të bardhë apo të zezë?!

E nëse i thoje që doje gjysmë buke, shitësja e ndante me thikë, bukën. E pamëshirshme në veprimin e saj, me një thikë të mprehtë, e ndante gjysmën e bukës nga gjysma tjetër dhe ta jepte.

Kjo situatë më vërtitet ndërmend në këtë kohë të plasaritur, ku duket se, Kombi është ndarë mëdysh.
Sikur një shitëse e pamëshirshme buke, ka marrë një thikë dhe e ka ndarë përgjysmë këtë Komb.

Gjysma në parlament e gjysma jashtë tij.
Dhe për një çast mendon se brenda vetë Kombit ekzistojnë dy Kombe. Në këtë Shqipëri kaq të vogël për nga sipërfaqja, por kaq të madhe nga ngjarjet, duket se jetojnë dy Kombe.

Dhe ti duhet të zgjedhësh gjysmën, pasi gjysmën tjetër e mban shitësja e pamëshirshme.
Ndërkohë, buka e Kombit është e plotë dhe nuk ka ngjyrë. Përbërësit e saj i zgjedhim ne. Brumin e saj e zëmë ne. Në furrë e fusim ne dhe nga furra e nxjerrim po ne. Ne , të gjithë bashkë, si terësi vullneti, si terësi përgjegjësie, si terësi dëshire për të jetuar denjësisht në këtë vend.

Post Scriptum- Ky është treni i fundit për ne. Për të hipur mbi këtë tren, duhet të zbrazemi nga vetvetja dhe të zbresim tek njëri-tjetri. Ta braktisim përemrin “ unë” dhe të përdorim përemrin “ne”, ose në të kundërt, do të kemi në përjetësi dy kombe, brenda një kombi dhe iluzionin se kemi jetuar, ndërkohë që kemi hyrë dhe kemi dalë nga jeta pa e marrë vesh se ç’është në të vërtetë ajo.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej