Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Durrës/ Sekuestrohen 300 kg kanabis në një banesë në Ishëm

Nga Skenderi 0

dddd

Policia ka  sekuestruar 300 kg kanabis sativa në Ishëm të Durrësit. Lënda narkotike  ishte sistemuar në një banesë e bërë  gati për pastrim, tharje dhe magazinim.

Droga  u gjet në banesën e shtetasit B.A., në fshatin Rrotull. Policia bën me dije se  është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të banesës, shtetasit B.A., 47 vjeç, banues në fshatin Kërtushaj-Ishëm dhe filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit A.Ll., 32 vjeç, banues në Hamallaj.

Shtetasi A.Ll., 32 vjeç është kapur me një mjet furgon, me targa AA 039 BK, me 13 shtetas të cilët punonin në pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike në banesën e shtetasit B.A.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>