Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Durrës/ Punishtja me kanabis 3 km larg avionit në Ishëm

Nga Skenderi 0

Punishtje e përpunimit të kanabisit e zbuluar nga policia e Durrësit në një fshat të Ishmit, është vetëm 3 km larg nga vendi ku u gjet avioni italian Pipper.

Objekti  ishte i pozicionuar në një faqe kodre, e distancuar nga ndërtesat e fshatit, në të cilën behej  pastrimi, tharja dhe magazinimi i bimës narkotike. Një furgon sillte çdo ditë 13 punëtorë nga zona e Sukthit dhe e Ishmit që bënin proceset e përgatitjes për treg shitje të kanabisit.

Policia sekuestroi dhe furgonin tip Peugot, teksa arrestoi drejtuesin e mjetit, ndërsa po merr në pyetje 13 punëtorët e punësuar nga Besmir Agasi.

Durrës/ Sekuestrohen 300 kg kanabis në një banesë në Ishëm

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>