Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Durrës, lirimi i Lulzim Berishës/ PD protestë kundër kryebashkiakut Dako

Nga Rexhina Biba 0

Pas lirimit me kusht të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berishës, Partia Demokratike ka nisur protestat për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Demokratët kritikojnë Dakon se ka ndikuar në favor të Berishës për lirimin me kusht të tij nga gjykata

Dhjetëra qytetarë, antarë, simpatizantë dhe këshilltarë bashkiakë të PD-së me në krye deputetë të kësaj force politike janë mbledhur para bashkisë së qytetit bregdetar për të kërkuar largimin e Dakos nga posti i kryebashkiakut.

Lidhur me akuzat, kryebashkiaku Dako deklaroi disa ditë më parë se shkresat e firmosura prej tij janë pjesë e një procedure standarde për administratën e bashkisë, lëshuar me kërkesë të familjarëve dhe avokatit mbrojtës të të dënuarit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej