Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Durrës/ Grabisnin karburante, arrestohen dy persona, një në kërkim

Nga Skenderi 0

Policia ka bërë të mundur kapjen e bandës së grabitjes së garburantve në Shijak  mbrëmjen e së hënës, 9 janar 2016. Në pranga janë vënë dy shtetas dhe  një tjetër është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë:  Klajdi Pupa 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike; Flroian Thana 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje, ndërsa personi i shpallur në kërkim është shtetasi B.K. 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Specialistët për Krimet në sajë të veprimeve hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale, të kryer nga shtetasit e mësipërm, të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në periudha të ndryshme kohore kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, tek”Mbikalimi i Fllakës”, duke marrë shuma të ndryshme parash, konkretisht:

1.Më datë 12.12.2016, rreth orës 02:50, shtetasit e mësipërm dyshohen se nën kërcënimin e armës I kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti , në afërsi të mbiklaimit të Fllakës, rreth 150 000 – 200 000 lekë.

2.Më datë 09.01.2017, dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës dhe më pas janë larguar me nje mjet tip Golf.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej