Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Durrës/ Dhunë në familje, i hedh ujë të nxehtë në trup bashkëshortes

Nga Rexhina Biba 0

Policia-durres1

Në familjet shqiptare vazhdon te mbetet mjaft shqetësuese dhuna në familje.

Rasti i fundit është shënuar në qytetin e Durrësit ku një 35-vjeçar ka djegur me ujë të nxehtë bashkëshorten e tij.

Uniformat blu të Durrësit bëjnë të ditur se është arrestuar Erion Bregasi, 35 vjeç. Pas një konflikti me bashkëshorten e tij F. Bregasi, 32 vjeçe, ai i ka hedhur ujë të nxehtë duke e djegur në disa pjesë të trupit.

Pas ndihmës mjekësore në spital, e reja është larguar për në shtëpi, ndërsa i shoqi akuzohet për dhunë në familje.

Një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar në Xhafzotaj të Durrësit, ku është vënë në pranga Besnik Kurti, 40 vjeç. Kurti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, M. Kurti, 29 vjeçe. Ai njihet si person me precedent penale të mëparshëm, po për veprën dhunë në familje.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>