Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Durrës, 22 vjeçarit i sekuestrohen 9 apartamente, dyshohen me prejardhje kriminale

Nga Ejona 0

 

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda janë sekuestruar  9 apartamente, të regjistruara në bulevardin kryesor të Durrësit, në pronësi të 22-vjeçarit Arlind Kalaja.

Sipas prokurorisë, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se kjo pasuri është vënë në bazë të burimeve të paligjshme dhe kriminale të babait të tij, Fatmir Kalaja.

Hetimet kanë nisur në muajin prill të vitit 2016 pas qarkullimit të shumave të konsiderueshme të parave në llogaritë bankare të këtyre shtetasve.

Prokuroria sqaron se vlera e apartamente kap shifrën e 260 mijë eurove dhe se blerjet janë bërë në një kohë shumë të shkurtër, më konkretisht brenda muajve shtator-tetor të vitit 2014.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej