Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

DURANA dhe “haraçi” i rrugës Tiranë – Durrës

Nga Media 0

Nga Elkier Bushkolaj

Një student që vjen nga Durrësi në Tiranë, vetëm për rrugëtim, paguan çdo ditë 500 lekë; nga të cilat 300 lekë kushton bileta e furgonit deri në kryeqytet dhe rreth 200 lekë paguan nëpër urbanë, pasi furgonët dhe autobusët i lënë tek “Sheshi Shqiponja”.

Ky student, gjatë ditës harxhon nëpër kafenetë dhe mensat e Tiranës rreth 500 lekë, pa shtuar këtu shpenzimet për libra, fotokopje dhe detyra kursi, sepse ato janë hesap në vete që i di çdo familje shqiptare që ka marrë përsipër të shkollojë fëmijët.  Ndërkohë, e njëjta tablo është edhe për studentët që nga Tirana rrugëtojnë çdo ditë drejt Durrësit për ndjekur studimet në universitetin e qytetit bregdetar.

Janë mbi 35 mijë studentë të dy universiteteve, të cilët janë udhëtarë të përditshëm të autostradës (nëse mund të quhet e tillë) Tiranë –Durrës, që falë kujdesit të qeverisë për të tarifuar mjetet që kalojnë në këtë aks do përballen me shpenzime financiare shtesë në fund të muajt, pasi çmimi i biletës udhëtimit do të rritet.

Nga kjo taksë preken më shumë edhe ai numër i vogël studentësh që lëvizin me makinat e tyre private. E njëjta kosto ditore, si ajo e studentit, është edhe për punonjësit të administratës apo profesionistët e lirë që shkojnë nga Durrësi për të punuar në Tiranë dhe anasjelltas, të cilët zgjedhin transportin publik.

Ndërsa për ata që zgjedhin të lëvizin me makinat e tyre, shpenzimet minimale janë të paktën 1500 lekë në ditë, ose 39 000 lekë ne fund të muajt.

Pas hyrjes në fuqi të taksës për rrugën Tiranë –Durrës, ata që udhëtojnë me makina private në fund të çdo muaj do duhet të shpenzojë dhe rreth 12 000 lekë më tepër.

Arsimtarë, pedagogë, ekonomistë, juristë, mjekë, gazetarë dhe punonjës ndërtimi, janë një pjesë e armatës që shkon deri në 30 mijë persona që çdo ditë bëjnë rrugën Tiranë –Durrës dhe anasjelltas prej vitesh, të cilët me një të rënë të lapsit të qeverisë, në fund të muajt do të kenë shpenzime shtesë për të mbajtur vendin e punës.  Kjo armatë ka dhe shumë nga ata që këtë rrugë e përshkruajnë dy ose tre herë në ditë.  Kjo tarifë do rëndojë edhe mbi sipërmarrjet private e do ketë një sërë pasojash zinxhir, që do finalizohen me rritje çmimesh për shumë produkte.

Autostrada Tiranë-Durrës është ndërtuar nga paratë e buxhetit të shtetit dhe shqiptarët për çdo litër naftë paguajnë 27 lekë për qarkullimin, ndërkohë duhet theksuar se karburanti në vendin tonë është ndër më të lartët në Europë.

Ky segment rrugor, deri pak muaj më parë, u la në mëshirë të fatit, thua se lidh Pezën e me Sukthin e jo dy metropolet shqiptare që në një të ardhme të afërt do jenë një qytet i vetëm që mund të pagëzohet me emrin Durana.

Synimi i degradimit të këtij aksi ishte për t’iu treguar shqiptarëve se dhënia e me koncension është e vetmja mënyrë për ta mirëmbajtur.
Prej 10 vitesh është domosdoshmëri zgjerimi i autostradës Tiranë- Durrës, të paktën dhe me nga dy korsi për çdo sens lëvizjeje, dhe ndërtimi i disa mbikalimeve dhe nënkalimeve.
Ky investim nuk është parë i arsyeshëm nga qeveria, e cila tani është e gatshme që për një rrugë dytësore si Thumanë-Rrogozhinë të paguajë deri në 12.2 milionë euro për një kilometër.
Kjo shifër konkurron Austrinë, ku ndërtimi i një kilometri rrugë shkon 12.8 milionë euro, por atje paga minimale nuk është 24 mijë lekë në muaj.
Qytetarët e Durrësit dhe Tiranës besoj do ta presin me protesta masive këtë projekt, ndërsa e pakuptimtë është heshtja e opozitës që për “Babale” e çështje banale mbush ekranet e televizioneve me përfaqësuesit e saj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej