Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Duma: Rama i dha 6 miliardë lekë tendera mikut të tij/ Qefalia: Ja e vërteta

Nga Klodiana 0

 

Pas akuzave të Grida Dumës se firma e deputetit socialist, Xhemal Qefalia, ka pasur një aktivitet modest, deputeti  sqaron se  këto janë thjesht gënjeshtra dhe mashtrime.

Në një dalje për mediat Qefalia thekson se nëse  ka qoftë dhe një fakt, ta çojë zonja Grida në organet e drejtësisë me të cilat ajo ka bashkëpunim në përvojën e saj të punës.

“Nëse mendon zonja Grida se po bind qytetarët për të dalë në protestë duke u marrë me gënjeshtra e mashtrime e ka gabim. Nëse mendoni se qenka Edi Rama ai që jep tendera, zonja Grida duhet të kujtohet se kësaj firme Sali Berisha i ka dhënë disa herë më shumë punë, pasi kjo firme nuk është krijuar në 2013 por 20 vjet më parë dhe puna e zbatimi i ligjit janë emri i saj i vërtetë”, shprehet Qefalia.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej