Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Dukagjini i izoluar, dëbora shkon 1 metër

Nga Ejona 0

Dukagjini është një ndër zonat malore më të goditura nga reshjet e dëborës, temperaturat e ulëta dhe ngricat e ditëve të fundit

Rruga drejt kësaj zone është me rrezikshmëri të lartë pasi trashësia e dëborës varion nga 50 cm deri në 1 metër.

Përdorimi i zinxhirëve është domosdoshmëri rrugës për Dukagjin, edhe pse në segmente rrugore edhe zinxhirët nuk janë funksionalë. Segmenti Kir- Mali i Shoshit në drejtim të Breg lumit është më i vështiri dhe mund të lëvizet vetëm në këmbë pasi nuk ka alternativë tjetër.

Punonjës dhe mjete të firmave të kontraktuale kanë punuar për të mbajtur hapur rrugën por reshjet dhe kushtet atmosferike e vështirësojnë së tepërmi.

Këshilltari bashkiak Mark Rupa tha se nevojat e banorëve janë të mëdha pasi rruga është plotësisht e pakalueshme. Përveç mungesës së energjisë elektrike prej disa ditësh, banorët e zonës së Pultit dhe të Shalës së Dukagjinit sqarojnë për vështirësitë me të cilat përballen, ku ata nuk kanë as mjekë e infermierë.

Aktualisht në Malësinë e Dukagjinit jetojnë rreth 400 familje të cilat mbeten të izoluar me muaj.

 

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej