Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Duhet të ishte duke gëzuar pensionin, minatori që punonte në të zezë gjen vdekjen në minierën e Bulqizës

Nga Media 0

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare minatori Enver Koçi teksa punonte në minierën e Bulqizës. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka deklaruar se minatori punente në të zezë pasi ligji nuk e lejon që mbi 55 vjeç të punosh në galeri.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë deklaron:

Viktima e radhës në galeritë e nëntokes është një minator 67-vjeçar, i cili sot duhej të ishte duke gëzuar statusin e minatorit dhe pensionin, por fatkeqësisht ishte në punë për të siguruar pak më shumë të ardhura për familjen e tij në Bulqizën e varfër, ku nga djersa e minatorëve pasurohen oligarkët.

Enver Koçi është asfiksuar në minierë, ku kushtet e sigurise lënë për të dëshiruar, ndërsa përpjekja e kolegëve të tij për ta ndihmuar ka rezultuar e kotë.

Miniera ku ka ndodhur tragjedia e radhës punonte në të zezë pranë zonës D ku shumica e punonjësve ishin të pasiguruar.

Konfederata e Sindikatave dënon heshtjen e Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Policisë së Shtetit që tentuan të fshehin këtë krim të rëndë.

KSSH i bën apel qeverisë Rama dhe Kuvendit të mos e zvarrisë më pafundësisht çështjen e statusit të minatorit, i cili është dorëzuar dy herë në kuvend.

Nëse kjo zvarritje e politikës pa argument e statusit do të vijojë, atherë të jeni të sigurt se dhe tragjeditë në minierat shqiptare do vijojnë ashtu sikurse edhe protestat tona deri sa të finalizohet miratimi i statusit minatorit

Më poshtë, minatorët që kanë humbur jetën pas vitit 2013:

24 janar 2014, Kujtim Lici, 42 vjeç, humb jetën në minierat e Matit

29 maj 2014, Shkëlqim Pisli, 40 vjeç, humb jetën në minierën e Currjes në Mat

19 gusht 2014, Xhemal Sela, 50 vjeç dhe Denald Baçi, 35 vjeç, humbin jetën në minerat e Martaneshit

2 nëntor 2014, Jonuz Nelaj, 50 vjeç, humb jetën në minierat e Bulqizës

20 janar 2015, Tasim Doda, 65 vjeç, humb jetën në minierat e Hasit

16 mars 2015 – Skënder Tafa, 58 vjeç, humb jetën në minierat e Matit

27 janar 2017 – Azgan Kurtpalaj, 40 vjeç, humb jetën në minierat e Tropojës

25 tetor 2017 – Eri Keta, 33 vjeç, humb jetën në Zonën D të galerive të Bulqizës

5 nëntor 2017 – Eduart Dama, 27 vjeç, humb jetën në galeritë e Bulqizës

Dhe së fundmi, 19 mars 2018 – Enver Koçi, humb jetën në galerinë nr. 34 të Bulqizës, e cila është në pronësi të Kryetari të PS-së së këtij qyteti.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej