Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Dritan Prifti pak muaj para vdekjes: Kam bindjen që do ta kaloj dhe këtë siklet shpejt, s’dua të mërziteni

Nga Media 0

Ende pa mbushur 50 vjeç për shkak të një sëmundjeje të rëndë, Dritan Prifti u largua njëherë e përgjithmonë nga kjo botë. Mes dhimbjes së familjarëve, miqve dhe kolegëve ish-ministrit iu dha sot lamtumira e fundit

Më herët gjatë ditës së sotme u zhvilluan homazhet në nder të tij tek Muzeu Kombëtar dhe më pas është përcjellë për në banesën e fundit, tek varrezat e ShishTufinës.

Vetë Prifti deklaroi në muajin maj të këtij viti se ishte në betejë me një sëmundje të rëndë gjë e cila e privoi atë edhe nga fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

“Përshëndetje miqtë e mi. E di që jeni kurioz të dini nëse unë do kandidoj në zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk do kishte kënaqësi më të madhe për mua sesa të kisha mundësi të kandidoja dhe përfaqësoja përsëri ju në politikë.

Por nuk mundem fizikisht. Kam mbi një vit që luftoj me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk më jep mundësi të shkëputem për fushatë. Kam bindjen që do ta kaloj dhe këtë siklet shpejt.

Nuk dua të mërziteni. Këto zgjedhje nga mënyra si po bëhen, pa opozitën, do dështojnë dhe do ripërsëriten shpejt. Lutjuni Zotit nëse besoni që unë ta kaloj shpejt këtë sëmundje dhe të jemi bashkë në momentin më të parë.

Unë nuk do votoj në këto zgjedhje. Nuk mendoj se dhe ju keni motiv të votoni. Shqipëria ka ecur mbrapa drejt varfërimit dhe mungesës se demokracisë. Megjithatë askush nuk mendon për ju, nëse nuk mendoni për vete. Nëse do votoni, bëjeni për interesin tuaj dhe askujt tjetër. Ju përqafoj. Dritan Prifti”, ka shkruar Prifti në një status në Facebook të postuar në maj të këtij viti.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej