Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Drejtoria e Transportit Rrugor merr dy vendime të rëndësishme për shoferët. Ja cilat janë

Nga Klodiana 0

Drejtoria e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor, ka marrë dy vendime të rëndësishme për targat e makinave, vendime të cilat do të ju vijnë në ndihmë të gjithë qytetarëve të cilët kanë një dëmtim të targës dhe ju duhet të bëjnë një të re por nuk mbahet përgjegjësi për targat e humbura.

Sipas vendimit të marrë Kur ju dëmtojnë targën mjafton ta ktheni dhe do të pajiseni me targën e njëjtë.

Vendimet e marra:

Dy vendime të rëndësishme për targat e makinave janë marrë nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, konsideruar si lehtësi.

I pari: Kur ju dëmtojnë targën mjafton ta ktheni dhe do të pajiseni me targën e njëjtë! Nuk keni pse ndërroni komplet dokumentacionin, as pse bëni më kontroll fizik dhe më e rëndësishmja, paguani vetëm koston e 1 targe, me po ato numra e gërma!Kjo praktikë e re në fjalë nuk mundësohet për rastet e humbjes së targës/targave dhe jo për formatet e dala nga prodhimi!

Së dyti, keni automjet koleksioni pa targa dhe nuk dini si të organizoheni për një panair, ekspozitë apo aktivitet kolektiv, karvan historik apo parada, xhiro panoramike, itenerare turistike e pjesmarrje si i ftuar në një event? Kjo zgjidhet me targën e përkohshme! Mjeti do të pajiset me TPL dhe Fletëudhëtimi si edhe do kryejë verifikim teknik. Targat PRK duhet të kthehen pas përdorimit! DPSHTRR po punon për rregjistrin e mjeteve historike, me vlera koleksioni e riprodhimet.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej