Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Drejtoresha e Tatimeve: Ja bizneset e vogla që s’mund t’i shmangen kontrollit

Nga Klodiana 0

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero ka komentuar aksionin antiinformalitet dhe pse do bëhet pjesë e tij edhe biznesi i vogël.

E ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, Vjero sqaroi se tashmë do të zhvillohet faza e tretë e këtij aksioni që fokusin kryesor e ka tek biznesi i madh, por shtoi se pjesë e pashmangshme e kontrollit do jetë edhe biznesi i vogël, sidomos 17 mijë bizneset që i përkasin fashës së fitimit nga 5 deri në 8 milionë lekë xhiro.

“Në fokus janë bizneset e mëdha, janë periodike dhe të vazhdueshme. Pastaj ka edhe kontrolle të thelluara. Duhen disa muaj që administrata e përgatit punonjësin, njofton edhe tatimpaguesin janë kontrolle të orientuara. Pastaj kemi edhe kontrolle nga zyra që zhvillohen për 1 apo dy ditë. Gjithashtu janë edhe kontrollet e paparalajmëruara që shihet kuponi, fatura e mallit. Nëse do flasim lidhur me evazionin, vetëm 17 mijë janë në fashën 5 deri 8 milionë. Pra, kjo është fasha që s’mund të mbetet e pakontrolluar”,- tha Vjero.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej