Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Drejtësia e re nis nga Shkodra

Nga 27.al 0

Nga Klodian Tomorri

Çdo nënpunës i këtij shteti që abuzon me paranë publike duhet të japë llogari para ligjit. Për këtë s’ka asnjë dyshim dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as mjekët. Dhe ka raste të arrestimit të mjekëve nëpër botë, për abuzime me recetat apo me fondet publike sa të duash. Madje, njërin në Itali para ca muajsh e arrestuan vetëm se check-onte fiktivisht badge-n të dera e spitalit dhe nuk rrinte në punë, por largohej për të punuar në privat.

Por, mënyra se si janë arrestuar mjekët në Shkodër duket tmerrësisht e dyshimtë.

E para, edhe nëse kanë abuzuar me fondet publike largohen nga detyra dhe mbahen në arrest shtëpie deri sa të përfundojë i gjithe procesi i gjykimit dhe të vërtetohet plotësisht shkelja. Nuk ka nevojë të mbahen në burg.

E dyta, në qytetin, i cili është totalisht nën sundimin e bandave dhe krimit, të arrestosh mjekët tregon më së paku se je shtet langaraq. Por, më keq se kaq, tregon që shteti funksionon mirëfilltazi si organizatë kriminale, që përthyen drejtësinë si të dojë.

Në Shkodër, Elbasan, Vlorë apo gjithë Shqipërinë nuk ka asnjë njeri në burg, për rrëmbimet apo vrasjet kriminale në seri të muajve të fundit që e kanë kthyer Shqipërinë në një republikë tipike mafioze. Në qelitë, ku duhet të ishin ata që marrin jetë, sot janë ata që shpëtojnë jetët. Ky është shteti i drejtësisë së re.

Kjo është drejtësi bythecësh pa dinjitet, e cila mbush brekët nga krimi ose puthet me të dhe bën si e fortë me të dobëtit. Të neveritshëm.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej