Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Drama e 24-vjeçarit nga Vlora që tentoi t’i japë fund jetës (video)

Nga Rexhina Biba 0

24-vjeçari nga Vlora, i cili ka kërcënuar se do të hidhet nga vinçi ku po kryhen punimet për rindërtimin e stadiumit “Qemal Stafa ka zbritur pas më shumë se 2 orësh qëndrimi atje. Pas negociatave, i riu ka zbritur vetë nga vinçi.

24 vjeçari ka rrëfyer historinë tragjike të jetës së tij disa muaj më parë në emisionin “Njerëz në Fokus”.

Ai fillimisht ka qëndruar në befotrofin e Vlorës. 7 vjeç e kanë dërguar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, ku ka qëndruar për një kohë të gjatë deri në mbarimin e shkollës 8-vjeçare.

Më pas ka shkuar në konviktin e Vlorës, tek Shkolla Tregtare me bursë nga shteti, por është detyruar ta braktiste për shkak të pamundësisë ekonomike dhe ka ardhur në Tiranë, ku deri në moshën 18-vjeçare është strehuar tek konviktet e Hoteleri-Turizëm në Tiranë.

Në rrëfimin e tij për gazetaren Ola Bruko, Erjoni ka treguar se babai i tij dhunonte nënën, e cila nuk ka mundur të rezistojë dhe është larguar nga shtëpia e tani ka krijuar familje tjetër në Itali.

Erjoni rrëfeu se babai nuk e ka lënë që ta adoptojnë gjatë kohës që ai ishte në befotrof me fëmijët e tjerë të vegjël.

Pavarësisht se ka kërkuar ndihmë, i riu që nga hallet është tashmë i vjetër, nuk ka marrë asnjë ndihmë nga asnjë institucion ku ka trokitur si për punë dhe për strehim.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej