Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Dosjet, Sula: Ka të vërteta të varrosura që duhen zbardhur

Nga Klodiana 0

Gentiana Sula, drejtuese e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, e ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, të gazetarit Enkel Demi në TVSH është shprehur se ka shumë të vërteta të varrosura në dosje që duhen zbardhur.

“Ka ngjarje të rëndësishme të kombit të cilat nuk njihen. Ka të vërteta të varrosura që do na ndihmojnë të konceptojmë zhvillimin e vendit”, u shpreh Sula.

Sa i përket përfshirjes së eksponentëve të politikës apo mediave në dosjet e sigurimit të shtetit, Sula tha se mund të hetohet vetëm nëse ka një kërkesë, pra nuk mund të shqyrtohen automatikisht nga ky organ.

Ajo u shpreh se janë rreth 700 persona që kanë kaluar në sitën e verifikimit që prej krijimit të këtij institucioni.

“Në Hunmgari ligji i ngjashëm është i till që institucioni si ne, homologu jonë, ata në momentin që ka kandidatë të caktuar për detyra të caktuara nuk presin kërkesë por kanë për detyrë të bëjnë verifikim dhe ta publikojnë. Gjë që ne nuk e kemi”, ka deklaruar  Sula.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej