Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dosja 339/ Prokuroria i sekuestron 40 milionë euro pasuri ish-deputetit të PS-së

Nga Ejona 0

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestrimin e pronave ndaj ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Mësohet se Ndokës i janë sekuestruar toka edhe në zonën  Rana e Hedhun, Laguna e Lezhës, si edhe disa apartamente në plazh të cilat kapin vlerën 40 milion euro.

Sipas prokurorisë e gjithë kjo sipërfaqe toke në bregdet është përfituar duke faklsifikuar dokumentet në mënyrë të jashtëligjshme.

Sekuestrimet janë pjesë e hetimeve të nisura në vitin 2016 për dosjen “339”, ku u sekuestruan fillimisht 300 mijë metra katrorë tokë në bregdetin e Lezhës, në vendin e quajtur Mali i Rrenzit në Shëngjin.

Aktualisht Arben Ndoka ndodhet në arrest shtëpie, teksa u arrestua disa muaj më parë në kuadër të operacionit “Volvo 4’, ku u goditën 4 grupe kriminale, midis të cilëve edhe fisi Avdylaj në Shijak, si dhe ish drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej