Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Doris Pack “shuplakë” politikanëve: Ndërtoni shkolla, jo kulla!

Nga Klodiana 0

Partia Demokratike, priti sot në një diskutim të hapur në selinë e saj,  përfaqësuesen e PPE-së si Doris Pack, e cila deklaroi se politikanët duhet t’i motivojnë të rinjtë që mos të largohen nga vendi.

Ajo në këtë takim në Selinë e PD-së, bëri një apel të fortë, ku theksoi se Tirana në krahasim me 5 vitet e mëparshme, nuk ka nevojë për shumë kulla, por vendin e tyre duhet ta zënë shkollat e reja.

“Jam shumë e kënaqur që shumë të rinj kanë zgjedhur të mos largohen nga ky vend.  Të rinjtë po largohen nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia,  Kroacia, jo ndodh, sepse politikanë nuk po dinë ti mbajnë të rinjtë. Duke krahasuar situatën e para 5 vitesh, Shqipëria nuk nevojë për shumë kulla, por për më shumë shkolla. Ka nevojë për investime, ato do të vijnë kur ka garanci ligjore”, tha ajo.

Ndërkohë, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, deklaroi se aktualisht në të gjithë vendin janë mbyllur 180 shkolla, kjo sipas saj, tregon gjendjen e rëndë ku është katandisur kjo qeveri.

“Sot numërojmë 180 shkolla të mbyllura. Ju e dini shprehjen se një shkollë e mbyllur do të thotë një burg i hapur. Ku po shkojmë me mbylljen e shkollave”, tha ajo.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej