Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Doris Pack: “Greqia të lejojë çamët të kthehen në vendlindje, le të vendosin lule te varret e të parëve”

Nga Media 0

Kur qëndrimi i eurodeputetes gjermane në mbështetje të Çështjes Çame, u konfirmua edhe nga eurodeputeti grek Demetriu Panajotis

“Greqia të lejojë çamët të kthehen në vendlindje. Le të shkojnë të vendosin lule te varret e të parëve të tyre” Kështu deklaroi disa klohë më parë Doris Pack, eurodeputetja gjermane. Në një moment, kur po diskutohej çështja e minoritetit grek, pasi eurodeputetët grekë kishin shprehur pakënaqësi me trajtimin e kësaj pakice në Shqipëri, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të femijet-jetime-te-camerisepranishëm në Bruksel, deklaruan se të drejtat e minoritetit në Shqipëri janë respektuar rigorozisht, ndërkohë që të drejtat e shqiptarëve në Greqi janë dhunuar vazhdimisht.

Është fjala për vitin 2006, kur kërkesa e një deputeti grek, Demetriu Panajotis, për respektimin e minoritetit grek në Shqipëri, hasi në reagimin e të gjithë deputetëve shqiptarë që replikuan, duke thënë se përkundër gjendjes shumë të kënaqshme të të drejtave të minoritetit grek, Greqia vazhdon të mos njohë të drejtat e çamëve.

Në këtë debat ka ndërhyrë eurodeputetja gjermane, Doris Pack, në atë kohë, kryetare e delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, e cila ka theksuar:

Greqia duhet të lejojë përfaqësuesit e këtij komuniteti të vizitojnë atdheun e tyre dhe ky është një problem i madh njerëzor. Greqia duhet të lejojë popullsinë çame të vizitojë dhe vendosë lule në varret e të parëve të tyre.”

Ajo ka evidentuar se dosja e çamëve ka mbërritur në Europë dhe kërkon zgjidhje demokratike. Ajo që u duk mjaft surprizuese ishte reagimi i eurodeputetit grek, Demetriu Panajotis, i cili tha:

Greqia si vend anëtar i Bashkimit Europian duhet t’i japë zgjidhje këtij problemi patjetër dhe duhet të respektojë të drejtat e njeriut dhe vlerat njerëzore.”

Kjo dëshmon se Çështja Çame është në dyert e Brukselit prej dhjetë vitesh, ndërkohë që pak javë më parë, përmes njërit prej zyrtarëve më të lartë, Komisioneri Johannes Hahn, Brukseli vendosi ta pranojë Çështjen Çame.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>