Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Fushë-Arrëzit kreu i PD në Pukë

Nga Klodiana 0

Dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Fushë Arrëzit kreu i Partisë Demokratike të Pukës, Prel Gjoni. Gjoni në zgjedhjet e pushtetit vendor ishte kryesues i listës se kandidateve të Partisë Demokratike për këshillin bashkiak, ku PD fitoi vetëm një mandat duke u përfaqësuar në këshillin bashkiak të Fushë Arrëzit nga kreu lokal i degës.

Në letrën e dorëheqjes kreu i demokratëve të Pukës ka përmendur si motiv të largimit të tij ngarkesën qe ka si pasojë e angazhimit politik, ndërsa dorëheqja është e parevokueshme.
Në radhët e demokratëve pukjanë nuk është komentuar largimi i Gjonit teksa shumë prej këtyre të fundit shprehin ankesa për angazhimin e tij politik në drejtimin e Partisë Demokratike, pasi ky i fundit jeton në Tiranë.

 

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej