Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Donald Trump takohet nesër në Helsinki me Putin

Nga Klodiana 0

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidentin amerikan Donald Trump do të takohen nesër në Helsinki të Finlandës. CNN e quan Trump si zbavitja që i duhet të parit të Kremlinit, sidomos një ditë pas përfundimit të Kupës së Botës në Moskë, një ngjarje prestigjioze që ka frymëzuar një shpërthim të patriotizmit në Rusi.

Samiti i së hënës i jep Putinit një mundësi për të praktikuar një rol që ai e përsos gjithnjë e më shumë për 18 vjet: të luajturit me figurën e burrit të shteti.

Megjithatë, jo gjithçka duket rozë për Putinin. Deklarata e Departamentit të Drejtësisë të premten që akuzon 12 oficerë të shërbimit sekret rus se kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, ngritën zërat që Trump të anulojë takimin me Presidentin rus.

Por kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Trump, i cili ka qenë në Bruksel, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar këtë javë, përsëriti thirrjen e tij për marrëdhënie më të mira me Rusinë disa herë. Dhe Trump ka kritikuar vazhdimisht hetimin, i cili implikon anëtarët e ekipit të tij të fushatës zgjedhore, si një “gjueti shtrigash”.

Një qasje kaq e paprerë e presidenti amerikan, ka ngritur pyetjen nëse Trump është duke e tradhtuar Perëndimin. Por gjithçka do të varët nga sjellja e dy gjigandëve gjeopolitikë në takimin e nesërme.  Të dy dinë të surpizojnë, Trump mbase diçka më shumë.

Të premten ai tha se do të ishte një bashkëbisedues i ashpër në Helsink. Samiti nuk është takimi i parë mes Trump dhe Putinit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej