Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Donald Lu takim me ministrin Vasili: Zbatoni reformën në drejtësi

Nga Klodiana 0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu pas takimit me ministrin e Drejtësisë Petrit Vasilin, tha se e ka inkurajuar Ministrin Vasili për të qenë sa më aktiv në përfshirjen e tij në reformën në gjyqësor, duke vlerësuar se Ministria e Drejtësisë duhet të jetë një nga arkitektet e kësaj reforme.

Në nisje të takimit, Ambasadori Lu është shprehur i kënaqur për marrjen e kësaj detyre nga ana e Ministrit Vasili duke vlerësuar se përmes eksperiencës së tij të gjatë në politikë.

Ministri Vasili e informoi Ambasadorin Lu se Ministria e Drejtësisë, përmes ekspertëve të saj po punon për paketën e 27 ligjeve, duke vlerësuar se një pjesë e tyre janë e një rëndësie prioritare dhe se për këtë qëllim ai vetë do të investohet për finalizimin e një pakete me ligje sa më efektive, të cilat do të jenë në shërbim të publikut, të cilin e konsideroi si aleatin më të madh.

Jam i interesuar në vetë të parë për finalizimin me sukses të reformës në drejtësi, për të cilën edhe më herët kam shpenzuar mjaft kohë dhe energji”, përfundoi Ministri Vasili.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej