Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Donald Lu: Llalla ka 18 muaj që është kundër Reformës në Drejtësi

Nga Skenderi 0

Nëse ne, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë dhe media nuk jemi sy shqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen të vjedhin zgjedhjet, reformën në drejtësi.”

Ambasadori amerikan Donald Lu ka akuzuar Prokurorin e Pergjithshëm Adriatik Llalla se ka 18 muaj që është kundër Reformës në Drejtësi.

I pranishëm në tryezën “Pjesëmarrja e qytetarëve në Demokraci”, Lu tha që “…Prokuroria e Përgjithshme tentoi sekuestrimin e serverit të ILDKPI-së, ndërsa në shortin e hedhur për KED Prokurori veproi në shkelje të frymës së Kushtetutës së re, pasi anëtarët duhet të zgjidhen me short, por prokurori dërgoi vetëm tre emra.”
Më tej Lu foli dhe për dorëheqjet e disa gjyqtarëve, pasi u zgjodhën me short për KED.

Disa anëtarë të KED kanë dhënë dorëheqjen në vend që të përballeshin të parët me ligjin e vetting-ut. Ne do të ndjekim nga afër, nëse të gjithë anëtarët e zgjedhur të KED do të kalojnë procesin e vetting-ut. Javën e ardhshme do të mbërrijnë në Shqipëri prokurorë dhe gjykatës nga SHBA dhe BE, tha Lu.

Gjithashtu Lu u shpreh: “…. Nëse ne, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë dhe media nuk jemi sy shqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen të vjedhin zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe gjithçka tjetër në ekonominë e vendit.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej