Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Don Zhuanët kanë një sërë problemesh psikologjike. Ja cilat janë ato

Nga Rexhina Biba 0

Meshkujt të cilët e shohin veten e tyre si Don Zhuan apo që kanë pushtet mbi femrën kanë më shumë gjasa të kenë probleme serioze psikologjike.

Sipas një studimi të fundit u zbulua se meshkujt me sjellje të ashpër janë më pak të gatshëm të kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre. Studimi u bazua në 11 tipare të cilat lidheshin me vetminë dhe depresionin. Këto 11 tipare të karakterit mashkullor përfshinin dhunën, kontrollin emocional, shthurjen seksuale, ndërrmarjen e rreziqeve, dominimin, homofobinë, ego për status, dëshira për të fituar gjithmonë , të gjejnë mbështetje vetëm tek vetja, kontoll mbi femrat dhe të fokusohen vetëm tek kariera. Tre prej tyre ishin shkaktarë për  një shëndet të dobët mendor dhe ndjekja e një sjelljeje Don Zhuani.Ekipi i universitetit Bloomington në Indiana të SHBA-së, kombinuan mbi 78 studime psikologjike për të arritur konkluzionin e tyre. Në përgjithësi, individët të cilët përputheshin ngushtë me tiparet mashkullore kishin tendencë për të patur një shëndet të dobët mendor dhe më pak gjasa që të kërkonin ndihmë mjekësore.  Studiuesit gjetën vetëm një tipar që nuk lidhej me dëmtimin e shëndetit mendor.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>