Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Dom Ernest Troshani, rrëfen momentin kur mësoi se u bë kardinal

Nga Skenderi 0

Kardinali më i ri shqiptar, dom Ernest Simon Troshani, në mikrofonin e kryeredaktorit të programit shqip të Radio Vatikanit, menjëherë pas shpalljes kardinal nga Papa Françesku, rrëfen befasinë për emërimin e tij të papritur si Kardinal, emocionet, mirënjohjen ndaj Papës.

Dom Ernest Simon Troshani me  përvujtërinë e tij thotë: “ashtë një nderim tepër i madh për mue, jam shërbëtor i padenjë i Kishës, po gjithçka e gjithmonë për lavd e nderim të Krishtit, të Kishës e të popullit shqiptar”.

I arrestuar në 1963 u lirua në vitin 1990 ai me modesti tregon: “Nuk kam vuajtur vetëm unë, kanë vuajtur të rinj në Spaç. Na ka ruajtur i madhi i Zot.”

Edhe tani në moshën 88 vjeçare Dom Ernest Simon Troshani vijon misionin e tij për të përhapur fjalën e Krishtit në Itali, por dhe  në SHBA.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej