Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

1945/ Porosia e diktatorit Hoxha për trajtim të mirë të minoritetit, të hapet gjimnaz në gjuhën greke

Nga Media 0

Ndërsa popullsia çame endej nëpër çadra në varfëri e mjerim dhe e tradhëtuar nga komunistët që nënshkruan marrëveshjen me grekët për të ndalur kthimin e tyre në trojet e veta në Çamëri.

Diktatori Enver Hoxha dhe udhëheqja komuniste, ka patur një vëmëndje të vazhdueshme për të trajtuar sa më mirë pakicën greke. Ka dokumente që dëshmojnë kujdesin e veçantë të diktatorit për minoritetin qysh në vitin 1945, kohë kur në Shqipëri, popullsia e Çamërisë e vendosur nëpër çadra po jetonte tmerrin e dytë të varfërisë e sëmundjeve, pasi kishte kaluar nëpër ferrin e genocidit të Napoleon Zervës.

Qëndrimet me dy standarte të qeverisë komuniste duken qartë. Ndërkohë që komunistët nënshkruan marrëveshjen e pisët me grekët për të mos lejuar popullsinë çame të kthehej në trojet e veta, vëmendja ishte përqëndruar tek trajtimi sa më i mirë i pakicës greke. Pak ditë më parë, 27.al ka publikuar dokumentin që vërteton marrëveshjen e diktatorit Enver Hoxha me komunistët grekë për të mos lejuar popullsinë çame të kthehet në shtëpitë e veta. Ndërsa sot po publikojmë disa dokumente, ku evidentohet përkujdesi i veçantë i qeverisë komuniste për të bërë për vete pakicën greke duke e trajtuar veçantë nga të gjitha krahinat e vendit. Urdhri për t’i pajisur me ushqime duke iua marrë qarqeve të tjera të vendit duket paradoksal, në atë kohë kur popullsia çame po vuante tmerrin e varfërisë nëpër çadrat që diktatori kishte ngritur për ta. Është tamam koha, kur popullsia e Çamërisë protestonte nëpër Shqipëri në kërkim të shtimit të vëmendjes ndaj tyre për të fituar të drejtat e dhunuara prej genocidit grek. Të gjitha këto thirrje shkuan në vesh të shurdhër, sepse qeveria komuniste e kishte mendjen tek minoriteti. As që bëhej fjalë për politikë të ndërsjelltë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Më poshtë botohen dokumentet që Koçi Xoxe e Haki Toska shkëmbejnë mes tyre për porositë e trajtimit sa më të mirë të minoritetit.

Ja çfarë thuhej në letrat që Koçi Xoxe shkëmbente me Haki Toskën në atë kohë:

Për qeverinë dhe veçanërisht për komandantin, populli minoritar ka simpati të madhe, por ka elementë që nga injoranca shikojnë në fytyrën e partizanit, Shtabin e Përgjithshëm dhe në atë të nëpunësit, Qeverinë. …

Populli i minoritetit është një popull i urtë, por i zgjuar dhe po të dijmë ta përdorim do ta kemi me vehte dhe do të ndihmojë mjaft në rindërtimin e vendit. Duhet të përdoret në mënyrën më demokratike dhe më të butë se është mjaft i zhvilluar. Duhet të naltësohet, skjarohet publikisht. Të ngrihet një gjimnaz greqisht në Gjirokastër. Të bëhet çmos që të përmirësohet gjendja ekonomike e minoritetit dhe të skjarohet, pse rrjedh kjo gjendje dhe pse duhet akoma të bëjmë sakrificë. Të dërgohet bereqet nga ndonjë qark tjetër i Shqipërisë. Që të kuptojë që populli shqiptar  interesohet për të dhe të bëhet më i ngushtë vëllazërimi. Të ndiqet një politikë e veçantë nga qarqet e tjera në minoritet që të kundërballancohet propaganda dhe shpifjet e reaksionit grek për ta aneksuar.

Nesër  niset për në Gjirokastër Ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, i cili do të vizitojë edhe minoritetin. Duhet t’i bëhet një pritje e mirë e zyrtare nga të gjithë autoritetet e vendit dhe duhet të kesh kujdes që në pyetjet që do t’i bëjë Ministri në lidhje me gjendjen e asaj ane dhe të minoritetit edhe në lidhje me gabimet e bëra prej nesh, të thuhet e vërteta dhe të bisedohet haptasi me Ministrin pa i fshehur asgjë. Kjo, sigurisht në bisedim që do të ketë Ministri me ty personalisht me një fjalë bisedë ndërmjet dy shokësh.

Koçi Xoxe

Ardhja e Ministrit të Drejtësisë pati mjaft rëndësi. Më 21/VII/45 shkuam në Delvinë, ku bëhej rivarrimi i dëshmorëve të asaj krahine ndërmjet tyre edhe Minoritarëve. Në varrim merrte pjesë një sasi e madhe populli nga Delvina e Minoritarë. Më 22/VII/45 Ministri asistoj në Konferencën e Rinisë Minoritare që u zhvillua me një entuziazëm të jashtë zakonshm,e shkuan në Libohovë e në fshatrat të Dropullit të pritur mirë nga populli.

Haki Toska

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej