Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Dokumenti/ Nexhmije Hoxha ishte anëtare e Partisë Fashiste

Nga Media 0

Nexhmija fashiste me komunistin Enver, e drejtuan Shqipërinë për 50 vjet me radhë nën një diktaturë të pashembullt.

Një dokument mjaft i rëndësishëm është publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi, është dokumenti i të vejës së diktatorit Hoxha, Nexhmije Hoxha. Ishte koha, kur ajo e kishte emrin Nexhimje Xhuglini dhe ishte anëtare e Partisë Fashiste. Bëhet fjalë për një dokument anëtarësimi të datës 10 nëntor 1941, vetëm dy ditë pasi ishte themeluar Partia Komuniste e Shqipërisë, ku u zgjodh në krye Enver Hoxha. Ai e drejtoi këtë parti dhe Shqipërinë përmes një diktature të egër 50-vjeçare, ku pjesë e rëndësishme e kësaj dhune të pashembullt pati edhe fashistja Nexhmije.

Meqë tani jemi në prag të 29 nëntorit “të lavdishëm”, për të gjithë antifashistët e vërtetë apo falsë, po postoj për njohje e ndërgjegjësim dokumentin e regjistrimit në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglinit. Ky dokument është i datës 10.11.1941. Dokumentin e kam publikuar në librin tim “Historia e lëvizjes komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së”.  Dokumenti në fjalë si dhe disa të tjera rreth saj, ruheshin nga Enver Hoxha”, shkruan Dervishi.

nexhmija

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>