Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Dokumentet/ Ylli Manjani bleu pronë te Balili

Nga Media 0

CityNews, ashtu siç njoftoi më parë, ka mundur të sigurojë disa dokumente, të cilat në fakt janë kontrata zyrtare, midis dy palëve, një firme ndërtim, e cila më 22 maj 2011 ka marrë për të ndërtuar një sipërfaqe trualli në Sarandë, pronar i të cilës është vëllai i Klement Balilit, Bashkim Balili.

Më pas në vitin 2015, siç do ta shikoni dhe nga dokumentet e mëposhtme, firmoset dhe një akt-marrëveshje, ku pronari i truallit do të përfitojë disa ambiente nga objekti i ndërtuar nga firma “D.A.E.D”.

Në muajin gusht të 2015, vetëm një muaj pasi është firmosur kontrata e palëve, vjen një tjetër kontratë, e cila rezulton të jetë po tek i njëjti noter, përkatësisht Genci H. Nikolla. Firma që ndërtoi në pronën e Bashkim Balilit, i shet ish-ministrit të Edi Ramës, Ylli Manjanit, një sipërfaqe banimi prej 51 m2.

Dokumenti i mëposhtëm tregon kontratën e shitjes të datës 20 gusht 2015, në prani të noterit Genci Nikolla.

Sipas dokumenteve të plota që po publikon citynews, rezulton që Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, i Edi Ramës, të ketë një kontratë shitje në një pallat të ndërtuar në një truall në pronësi të familjes së Balilit.

CityNews sjell më poshtë dokumentet e plota të akt-marrëveshjes të 15 korrikut 2015 mes subjektit dhe pronarit të truallit, Bashkim Balili, dhe më pas kontratën e shit-blerjes të Ylli Manjanit të 20 gushtit 2015, ku flitet për blerjen e një apartamenti 51 m2 në pallatin e ndërtuar në truallin e Balilit.

Të gjithë këto dokumente hedhin dyshime mbi deklaratat e forta të ish-ministrit “rebel” të LSI, Ylli Manjanit, i cili ka qenë ndër zërat më kritikë ndaj qeverisë për mos arrestimin e Klement Balilit. Manjani ka thënë se nuk e njeh Balilin dhe nuk ka asnjë lidhje me të e të afërmit e tij, duke kërkuar në mënyrë të përsëritur dhe me këmbëngulje arrestimin e tij.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej