Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Doda: “Republika e Re” sa një OSHEE (film)

Nga Rexhina Biba 0

“Republika e Re” përfundoi sa një OSHEE”, thotë ligjvënësja e PDIU-së Mesila Doda. E ftuar në emisionin Opinion, Doda komentoi marrëveshjen Rama-Basha,  e cila sipas Mesila Dodës synon asgjësimin e partive të mesme dhe të vogla. Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, ka akuzuar partitë e mëdha PD-PS për marrëveshjen e cila përcaktoi datën 25 qershorit, përzhvillimin e zgjedhjeve, duke mos lënë hapësirë për regjistrimin e koalicioneve dhe në këtë mënyrë dëmtohen partitë e vogla. Sipas Dodës ky ka qënë edhe qëllimi i Ramës e Bashës.  “E vetmja gjë që arriti kjo marrëveshje është që partitë e vogla të mos futen në zgjedhje.  Unë e kuptoj që njerëzit mund të kenë interes tek Ministria e Brendshme apo tek Ministria e Shëndetësisë apo tek e Arsimit, por nuk e kuptoj dot se çlidhje ka Aluizni, OSHEE, AKBN në këtë mes. Folën për pushtet në tavolinë që nuk duhet të kishte dhe ajo që mund të kuptojmë sot është degradimi i kauzave të mëdha”, tha Doda.

Më tej Mesila Doda ka thënë se ata u ulën bashkë pas presionit të LSI dhe PDIU: “E dini pse u ulën ata të dy bashkë, sepse dje LSI dhe PDIU u tha se nuk mund të vazhdoni kështu, uluni e zgjidhni ngërçin. Dhe rënë dakord që të ulen bashkë vetëm e vetëm që të mos kenë koalicione”, u shpreh Doda.  Ligjvënësja e PDIU-së e vlërëson thjesht pazar marrëveshjen Basha Rama, duke argumentuar se nuk ka asnjë lidhje me garancinë për votën e lirë, as Hipoteka, as OSHEE-ja apo Aluizni. “Më thoni çfarë lidhje ka garantimi i votës së lirë me Hipotekat, me Aluiznin me OSHE-në etje. Është vetëm një Pazar. PS dhe PD kanë vendosur si banda të shkojnë të grabisin votat e partive të vogla”, tha Doda.

/opinion.al

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej