Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Doda: Politikanët e Tiranës i lanë duart me Çështjen Çame, askush s’guxon t’i përvishet pasardhesve të Zervës

Nga Media 0

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka kërkuar që të respektohen të drejtat e minoritetit në Himarë dhe ka theksuar se nuk do rrinë duarkryq para shkeljeve.

Pas kërcënimit të përsëritur të palës greke ndaj shtetit shqiptar, ka reaguar Mesila Doda.

Ajo shkruan se tashmë klasa politike e Tiranës i ka larë duart me Çështjen Çame duke u hapur rrugë pasardhësve të Zervës.

Doda thotë se grekët që kërkojnë të drejta janë pikërisht ata që vetë flenë mbi fëmijët e pleqtë e vrarë, në shtëpitë e grabitura, në pronat e dhunuara, mbi varret e paemër.

Status i plotë i Mesila Dodës

S’keni parë gjë akoma…
Për këtë kam këmbëngulur se PDIU edhe sikur të mos ekzistonte do duhej të krijohej 10, 100, 1000 herë…
Tash që politikanët e Tiranës i lanë duart e kanë heshtur si fija e barit për Çështjen Çame, askush nuk guxon t’i përvishet këtyre pasardhësve të Zervës. I kërkojnë Shqipërisë respektimin e të drejtave të njeriut dhe vetë flenë mbi fëmijët e pleqtë e vrarë, në shtëpitë e grabitura, në pronat e dhunuara, mbi varret e paemër…
Jemi në një moment të rrezikshëm të historisë sonë. Të marrët, afruan PDIU-në si flinë e paqtimit…, por grekët po i kërkojnë kusurin. 
Për fat të keq, po bëhemi dëshmitarë të rritjes së një aktiviteti antishqiptar në rajon, e tash nuk i duket se kanë më pengesa. E sigurtë është që koha nuk do ecë bashkë me dëshirat për pushtet e intrigë… akoma më e sigurtë është që këtë vend mund ta shpëtojnë vetëm njerëz të vërtetë, me dëshirë e përkushtim, jo për pushtet, por për Atdhe.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej