Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Doda: PDIU vagon më vete. Jo varrezave greke, pa varrezat për çamët e masakruar

Nga 27.al 0

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, e ftuar në “Fax News”, ka deklaruar se PDIU nuk është shtojcë e askujt, por vagon më vete. Ajo tha që protestat e opozitës duhet të kishin nisur me kohë, duke shtuar se opozitën e shikon ende të dobët.

Doda foli për marrëdhëniet me Greqinë dhe u shpreh se Rama nuk u kushton rëndësi çështjeve kombëtare. Duke folur për varrezat e ushtarëve grekë, Doda tha se diçka e tillë nuk duhej lejuar pa u bërë dhe varrezat e çamëve të vrarë.

PDIU është parti që lidhet me çështjet kombëtare. Rama flet me nderim për pushtuesit. Çështja e çamëve po sfumohet dhe harrohet.

Ne kemi thënë që nuk mund të ketë varreza tjera, nëse s’ka varreza për çamët e vrarë”, tha ajo.

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Doda, tha gjithashtu se Shqipëria nuk është gati për në BE, por theksoi se realiteti i vendit nuk ndryshohet duke ikur Rama dhe duke ardhur Basha, ndërsa aksionet e opozitës i quajti kaotike.

Nuk është një qeveri reale dhe shqiptarët po e ndjejnë. Kemi një opozitë që thuhet se është në organizim, por aksionet e saj janë kaotike. Realitetet e këtij vendi nuk ndryshohen duke ikur Rama e duke ardhur Basha”, tha ajo.

E pyetur në lidhje me heqjen e mandatit të deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi, Doda tha se nuk kuptohen arsyet, por duhet pritur vendimi i gjykatës.

Mesila Doda foli edhe për çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurores Arta Marku, teksa tha se zgjedhja e saj duhej të bëhej ashtu siç kishin rënë dakord të gjithë, dhe jo në mënyrën si u zgjodh. Sipas saj reforma në drejtësi ishte tepër e nevojshme dhe ajo e kishte mbështetur, por jo që njerëzit e drejtësisë t’i zgjidhte Rama.

Janë hilet e zakonshme të politikës, nuk e them për zonjën Marku, por ka një çështje formale në mes, kemi votuar ndryshimin e Kushtetutes, respekto atë që kemi rënë dakord bashkë, nuk është normale që të gjenden mjete ekstra ligjore për ta zgjedhur. Ajo që ka ndodhur në parlament, është fundi i një demokracie, që deputeti të dhunohet. Opozitën e shoh në pozita shumë të dobëta dhe të përgjumët.

Nuk është diçka që ne e ndryshuam drejtësinë që Ulsiu dhe Rama të zgjidhnin njerëzit e drejtësinë, reforma në drejtësi nuk u bë për këtë”, tha Doda.

Doda: PDIU vagon më vete. Protestat duhet të kishin nisur, reforma nuk u bë që Ulsiu dhe Rama të zgjidhnin njerëzit e drejtësisë

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej