Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Doda: Mediat janë vetëm maja e ajsbergut, Greqia ka blerë edhe politikanët shqiptarë (film)

Nga Klodiana 0

Mesila Doda, Sekretare e Përgjithshme e PDIU-së e ftuar në studion e Fax News ka komentuar skandalin e blerjes së mediave, portaleve dhe politikanëve nga shteti grek. Doda rithekson kërkesën e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë nga Presidenti dhe nisjen e hetimeve nga Arta Marku për të zbuluar tentakulat e shtetit fqinj brenda institucioneve shqiptare.

Doda thekson se ky skandal është vetëm maja e ajsbergut dhe  Shqipëria  u vendos në dijeni pas  luftë të brendshme mes palëve në shtetit grek.   Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së thekson se në këtë skandal janë të përfshirë edhe shërbimet sekrete ndaj edhe në shtetin fqinj po hetohet për shitjen e informacionit shtetëror.

Le të themi që është maja e ajsbergut, skandali ka marrë përmasa më të mëdha. Do të thotë është një politikë e vazhdueshme e shtetit grek dhe mos harrojmë që janë fonde të një ministrie. Të gjitha ministritë kanë fonde të caktuara nga shërbimet sekrete greke. Është shtrirë deri ku nuk mendojmë dot.

Kjo është arsyeja pse kemi kërkuar mbledhjen e këshillit të sigurisë nga Presidenti dhe marrjen e të gjitha informacioneve  dhe nisjen e hetimeve nga ana e prokurorisë. Nisi si një hetim për blerjen e sekretit shtetëror në shtetin fqinj. Është një luftë e brendshme ajo që solli këto informacione dhe duhet të vlejë si një këmbanë alarmi për vendin tonë.

 Shteti grek ka futur duart brenda institucioneve tona, brenda shoqërisë civile me qëllim kanalizimin e qëllimit të tyre. Është një moment që nuk duhet kaluar i heshtur. Nuk është vetëm marrëveshja e ujërave ëshrtë një qëndrim i  shtrirë në shumë kohë për shtrirjen e çamërisë. Sot kuptojmë që është një lloj formati dhe politike që përsëritet i vetëpaguar nga shteti grek.

 Sot Idrizi ka kërkuar dy gjëra të domosdoshme, ndaj i takon presidentit të mbledhë Këshillin e Sigurisë. Të gjithë këto janë mekanizma institucionalë që presidenti duhet t’i bëjë të lëvizshme. Duhet zbardhur edhe lista e të gjithë portaleve mediave dhe politikanëve që janë të përfshirë në këtë aferë të turpshme”, u shpreh Mesila Doda.

/faxweb/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej